Sulm në Norvergji, autori i armatosur rrëmben auto ambulancën dhe shtyp këmbësorët
Ministria e Mbrojtjes: Dhënia me qera e Spitalit ushtarak me interes për pacientët shqiptar
Albeu.com
Ministria e Mbrojtjes ka sqaruar kundërshtimet e opozitës në lidhje me dhënien me qera të disa prej ambienteve të Spitalit Ushtarak në Tiranë.Në një njoftim për shtyp, Ministria sqaron se “Marrëdhëniet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe shoqërisë “Univers-Alb” janë lidhur përmes një kontrate bazuar në legjislacionin në fuqi dhe ku fituesi është përzgjedhur në mënyrën më të hapur dhe më transparente të mundëshme. Në njoftim shtohet se “Nga kjo kontratë, Ministria e Mbrojtjes, përveç qirasë mujore, përfiton falas shërbime shëndetësore për të paktën 72 persona në vit, të sëmurë kardiakë dhe me probleme të aortës, si dhe shërbime laboratorike apo konsulta mjekësore falas që kapin një vlerë prej rreth 150 mijë Euro në vit. Personat që do të trajtohen falas do të jenë nga rradhët e ushtarakëve të Forcave të Armatosura dhe familjarë të tyre. Këto shërbime në Spitalin Universitar Qendror Ushtarak nuk realizohen dhe përbëjnë një mangësi të madhe për shëndetin e personelit.”.

Sipas marrëveshjes në fjalë, parashikohet dhe trajnimimi i personelit mjekësor të Forcave shqiptare të Armatosura në Qendrën Universitare të Ankarasë, si dhe në këtë klinikë përkundrejt asnjë shpërblimi. start
Shtuar më 20/11/2006, ora 18:41
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori