Ministria e Lleshajt padit PD: Na dëmtuan imazhin, 1 milionë lekë dëmshpërblim!
"Ministria e Brendshme kërkon nga Gjykata të njohë dëmin moral që ka shkaktuar Partia Demokratike në akuzat e saj, duke cituar se nuk ka përbërje të dëmit financiar, ndërsa ndëshkimin me 1 milionë lekë të reja e argumenton mbi atë çfarë sipas saj e parashikon Deklarata Europiane e të Drejtave të NJeriut e cituar më sipër"

Ministria e Brendshme ka depozituar padi penale ndaj Partisë Demokratike disa muaj më parë, lidhur me akuzat e kësaj të fundit me abuzimin që është bërë në një tender prej 30 milionë eurosh për uniforma dhe këpucë të efektivëve të Policisë së Shtetit.

Në padinë e zbardhur të Ministrisë së Brendshme, kërkohet nga Partia Demokratike dëmshpërblim me një shumë prej 1 milionë lekësh të reja, ndërsa argumenton se është dëmtuar nga aukuzat e PD-së imazhi i dhe reputacioni i Ministrisë së Brendshme.

Sipas kësaj të fundit, ndarja e tenderit është bërë në dy faza metodë e cila sipas saj, është e parashikuar nga ligji për prokurimin publik në fazën e parë të të cilës përfshihet parakualifikimi, ku çdo operator ekonomik mund të kërkojë të marrë pjesë, ndërsa faza e dytë ka të bëjë me operatorët ekonomikë të përzgjedhur në fazën e parë, që të mund të dorëzojnë oferta teknike dhe ekonomike, (ftesa për ofertë).

Ministria sqaron në kërkesë-padinë e saj, se ndarja në dy faza paraqet kosto më të ulta ekonomike për operatorët e interesuar të cilët sipas saj, nuk janë të detyruar të përgatisin oferta ekonomike dhe teknike që në fazën e parë duke shtuar se, përjashtohen kështu edhe kostot e larta administrative për organin qëndror blerës.

Padia e ministrisë ngrihet mbi denoncimin e bërë nga Partia Demokratike muaj më parë ku thuhej se, tenderi në fjalë ishte paracaktuar nga ministri i Brendshëm përmes shkeljes së procedurave ligjore për regulla të barabarta loje dhe konkurencë të drejtë në treg.

“Shkelja e të tilla garancive ligjore është tregues direkt se kemi të bëjmë me jë aferë korruptive. Kemi të bëjmë me një pazar mes atij që drejton Ministrinë e Brendshme dhe klientit të paracaktuar”, citon Ministria e Brendshme të ketë deklaruar PD.

Por çfarë kërkon Ministria e Brendshme nga Gjykata?

Katër janë kërkesat kryesore:

1.Paranimin e kërkesë-padisë
2. Detyrimin solidarisht të palëve të paditura që të dëmshpërblejnë palën paditëse Ministria e Brendshme për dëmin jashtëkontraktor të shkaktuar për shkak të publikimit të deklaratës për mediat të datës 01.08.2019 me titul: “Tenderi prej 30 milionë eurosh I Ministrisë së Brendshme për uniformat e policisë, afrë korruptivem, favorizohet klienti I qeverisë”, në vlerën e një milionë Lekë.
3. Detyrimin solidarisht të palëve të paditura që të përgënjeshtrojnë deklaratat e bëra duke publikuar në mediat kryesore në vend, me shpenzimet e tyre, vendimin e Gjykatës
4. Detyrimin e palëve të paditura që të paguajnë shpenzimet gjyqësore të këtij gjykimi.

Në këtë kërkesë-padi, Ministria e Brendshme ka listuar edhe disa përcaktime sipas saj që parashikohen nga Deklarata Europiane e të Drejtave të Njriut, ndërsa tregon se akuzat e PD-së, kanë shkaktuar dëme veçanërisht nga karakteri, “shfaqja e brendshme e tij, vërtetimi i cënimit të personalitetit të të dëmtuarit në turbullime, dhimbje e vuajtje shpirtërore, etj”,,,

Më tej vijon citimi i DEDNJ nga ana e Ministrisë së Brendshme: “…Nuk mund të provohet në një mënyrë tjetër përveçse duke I vlerësuar ius receptum sit ë mbështetura ligjërisht dhe duke I çmuar sit ë provuara ipso iure me vërtetimin nga paditësi të vetë faktit të paligjshëm të të tretit dhe lidhjes së këtij fakti me cënimin moral të pësuar, sipas parimit të pë rregullshmërisë shkkësore. Duke qenë provë në formën e prezumimit të thjeshtë, nëse shkaktuesi I dëmit nuk arrin të vërtetojë të kundërtën, ajo merr të njëjtën vlerë e fuqi të plotë provuese sikurse prezumimi ligjor iuris tantum (neni 13 I K.Pr.Civile)”, shkruhet në citimin e MB nga DEDNJ.

Konkretisht, Ministria e Brendshme kërkon nga Gjykata të njohë dëmin moral që ka shkaktuar Partia Demokratike në akuzat e saj, duke cituar se nuk ka përbërje të dëmit financiar, ndërsa ndëshkimin me 1 milionë lekë të reja e argumenton mbi atë çfarë sipas saj e parashikon Deklarata Europiane e të Drejtave të NJeriut e cituar më sipër.
Shtuar më 27/01/2020, ora 18:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori