Athina e pakënaqur për zgjedhjen e Idrizit në Kuvend
Ministria e Jashtme greke ka reaguar sot në lidhje me emërimin e Idrizit në postin e nënkryetarit të Kuvendit, duke bërë me dije se kjo gjë nuk ndihmon në klimën e miqësisë.

Ky reagim përcillet vetëm një ditë pasi Shpëtim Idrizi u emërua në postin e nënkryetarit të Kuvendit, ku shkaktoi dorëheqjen e kreut të PDBNJ-së, i cili mbante këtë post.

"Vendimi nuk kontribuon në prespektivën europiane, as në raportet e mira fqinjësore në rajon.

Nuk ndihmon klimën e bashkëpunimit dhe miqësisë”. Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Konstandinos Kutras, duke i'u përgjigjur pyetjes së një gazetari. /albeu.com/


Shtuar më 22/05/2015, ora 12:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori