Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadoren e Greqisë për vrasjen e Katsifas
Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka thirrur ambasadoren e Greqisë që ndodhet në vendin tonë, Eleni Surani.

Ajo është thirrur për të folur për vrasjen e 35 vjeçarit grek Kostandinos Kaçifas gjatë një shkëmbimi me armë me forcat RENEA.

Ja njoftimi i ministrisë së Jashtme:

Ambasadores iu komunikua pozicioni i qartë i autoriteteve shqiptare lidhur me çështjen në fjalë. Ambasadores i’u theksua se ngjarja e rëndë po hetohet nga Prokuroria Shqiptare.

Ky institucion është autoriteti i vetëm që në bazë të kushtetutës dhe legjislacionit penal shqiptar kryen hetim të pavarur për çdo vepër penale që ndodh në territorin e Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përsëriti thirrjen për maturi dhe mosngjyrime politike e diplomatike të kësaj çështje, duke siguruar se Shqipëria është vend i sigurt e i qetë për të gjithë shtetasit e saj, përfshirë pa asnjë dallim ata me kombësi greke. /albeu.com/
Shtuar më 30/10/2018, ora 23:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori