Ministria e Jashtme dënon masakrën e ISIS në Irak
Pëlqej
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë dënon me forcë masakrën me baza fetare të rreth 80 burrave të besimit yazidi dhe rrëmbimin e grave dhe vajzave të të njëjtit besim në fshatin Kochos, në veri të Irakut nga luftëtaret e organizatës së Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit (ISIS), bënë me dije Ministria e Jashtme në faqen zyrtare të saj.

"Qeveria shqiptare shpreh vlerësimin për përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar në stabilizimin e Irakut dhe vendosjen e sundimit të ligjit në të gjithë territorin e tij dhe konfirmon angazhimin e saj për unitetin dhe integritetin territorial të Irakut", thuhet në deklaratë. /albeu.com/
Shtuar më 17/08/2014, ora 11:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori