Ministria e Drejtësisë, masë disiplinore për 8 gjyqtarë
Ministria e Drejtësisë ka depozituar pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë 8 kërkesa për procedimin disiplinor të 8 gjyqtarëve, të cilët ushtrojnë detyrën e tyre në Tiranë, Durrës, Vlorë, Korçë, Elbasan, Kavajë dhe Kukës.

Llojet e masave disiplinore të kërkuara nga Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi variojnë nga masa "vërejtje" deri tek "shkarkimi nga detyra".

Sipas Ministrisë së drejtësisë procedimet disiplinore bazohen në gjetjet e inspektimeve të zhvilluara si nga Inspektoratet e kësaj ministrie ashtu dhe nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Gjithashtu Ministria e Drejtësisë thekson se masat e kërkuara janë në raport të drejtë me shkeljet e kryera prej gjyqtarëve ndërsa shton se mbetet e vendosur për të konsoliduar pushtetin gjyqësor në drejtim të efektivitetit të tij dhe rritjes se përgjegjshmërisë ndaj ligjit dhe Kushtetutës. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2012, ora 11:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori