Ministria e Brendshme nuk lejon fotografi me mbulojë
Pëlqej
Albeu.com
Shoqata e gruas “Islami dhe Shkenca “ në Maqedoni kanë kërkuar që grave të konfesionit islam ti lejohet që me shami të fotografohen për dokumentat personale të identifikimit.Kjo shoqatë ka reaguar ndaj rregullores së Ministrisë së Brendshme, e cila nuk lejon një gjë të tillë. Shoqata ka reaguar në shenjë pakënaqësie duke kërkuar që autoritetet shtetërore të mundësojnë shprehjen e lirisë fetare. “Ne nuk e kemi të qartë se përse nuk lejohet kjo e drejtë që gratë tona të fotografohen me shami, për shkak se edhe më këtë është i qartë identeti i një personi “, thuhet në reagimin e shoqatës “Islami dhe Shkenca”. Sipas Ministrisë së Brendshme,çdo person që fotografohet për dokumente personale nuk duhet të mbajë mbulesë në kohë. Zëdhënësi i policisë, Ivo Kotevski ka theksuar se për të mundësuar një leje të tillë duhet të ndryshohet ligji, por sipas tij, në asnjë shtet evropian nuk është e mundësuar kjo. /INA/
Shtuar më 20/11/2007, ora 17:32
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori