Ministria e Arsimit zbardh planin: Ja si do zëvendësohen orët e mësimit në shkolla
Pas vendimit për mbylljen e çerdheve, kopshteve e shkollave nga paralizimi i gjendjes gripale në vend, tashmë Ministria e Arsimit e ka një plan se si do të zëvendësohen orët e mësimit.

Zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj, ka deklaruar se është ngritur grupi i punës nga Ministria në bashkëpunim me Drejtoritë Rajonale Arsimore. Ajo ka shtuar më tej se ende nuk ka një vendim të plotë, por në Drejtoritë Rajonale janë dërguar plan orientues lidhur me zëvendësimin e orëve që kanë mbetur pa u realizuar për shkak të ditëve të pushimit nga moti i keq.

"Është bërë një plan konkret sesi do të veprohet por ende nuk është marrë një vendim i plotë. Në bazë të programit secila shkollë do të llogarisë orët e humbura dhe sipas një grafiku, do të bëhet zëvendësimi i tyre që munnd të jetë edhe gjatë ditëve të shtuna, por ky zëvendësim do të shtrihet përgjatë tërë vitit", ka thënë Malaj në një prononcim për "ATSH-në".

"Secila shkollë do të përgatisë një program të plotë, pra një grafik sesi do të bëjë të mundur zëvendësimin e orëve të humbura të mësimit, të cilën do t'ia dërgojë më pas Ministrisë së Arsimit. Aktualisht grupet e punës të ngritura nga MAS në bashkëpunim me Drejtoritë Rajonale janë në terren duke vëzhguar situaten", ka thënë me tej ajo. /albeu.com/

Shtuar më 09/01/2017, ora 11:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori