Ministria e Arsimit: Tarifa prej 12 mije lekesh nuk do te ndryshoje.
Albeu.com
Arsimi i larte nuk eshte falas. Keshtu u eshte pergjigjur studenteve Ministria e Arsimit, vendimi i se ciles, pavaresisht greves se studenteve, mbetet ai i mos ndryshimit te tarifes mujore prej 12 mije lekesh nderkohe qe nga universitetet, me pare, ishte kerkuar qe kjo tarife te ishte 200-300 mije leke te vjetra.“Ministria e Arsimit dhe Shkences duke patur parasysh nivelin ekonomik dhe social te studenteve i propozoi qeverise tarifen aktuale prej 12.000 lekesh ne vit, mjaft me te ulet se kerkesa e universiteteve qe ishte 200-300 mije leke te vjetra”-tha zv/ministrja Gjonaj e cila ka theksuar se arsimi i larte nuk eshte i detyrueshem por as falas.
Sipas saj, tarifa se vendosur, e krahasuar me koston vjetore per nje student, perben 10-12% te saj. Ne vendet perendimore ky raport eshte edhe me i larte. Nderkaq te ardhurat nga tarifat e shkollimit perdoren 90% nga universitetet per investime, sherbime operative dhe shperblime te pedagogeve per oret e mesimit, ndersa 10% i kalojne buxhetit te shtetit.

“Studentet kane plotesisht te drejte te kerkojne transparencen e perdorimit te ketyre fondeve ne fakultete dhe universitete. Ministria e Arsimit dhe Shkences angazhohet se do te marre te gjitha masat per te siguruar transparencen e perdorimit te ketyre te ardhurave dhe do te bashkepunoje me Qeverine Studentore, rektoratet dhe dekanatet per perdorimin sa me efektiv te tyre.”, u shpreh Gjonaj. news24
Shtuar më 24/01/2006, ora 20:55
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori