Trajneri anglez jep dorëheqjen nga klubi legjendar, zbulohet arsyea

Trajneri i njohur anglez, Alan Pardew nuk do të jetë më trajner i klubit legjendar bullgar, CSKA  Sofje.

Sipas Sky Sports, ai ka prishur kontratën e tij, pasi ultrasët e CSKA-së abuzuan në mënyrë raciale me katër lojtarë të tij në një ndeshje të fundit.

Madje, radikalët erdhën për t’i hedhur banane futbollistëve me ngjyrë të kryeqytetit në ndeshjen kundër Botev Plovdivit.

“Incidentet që ndodhën kundër Botev Plovdiv nuk janë të pranueshme. Unë nuk dua të drejtoj një ekip, që ka këtë grup të vogël tifozësh racistë që u përpoqën të sabotonin ndeshjen”, tha ai. /albeu.com/

Tifozët ultras racistë, Alan Pardew jep dorëheqjen si trajner i