Ministri Tahiri firmos ndryshime në kupolën e Policisë
Pëlqej
Ndryshohet kupola drejtuese e Policisë së Shtetit. Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri gjatë një vizite në ambjentet e Drejtorisë së Përgjithshme komunikoi sot emërimet e reja ku zv/drejtori i Përgjithshëm Sokol Bizhga është emëruar Drejtor i Studimeve Strategjike, në vend të Bilbil Memës.

Ndërkohë që Mema do të mbajë postin e Drejtorit të Akademisë së Policisë, që deri dje drejtohej nga Hysni Burgaj. Haki Çako, ish-Drejtor i Policisë së Gjirokastrës emërohet zv/drejtor i Përgjithshëm për Hetimin e Krimeve, në vend të Sokol Bizhgës. Kastriot Skënderaj shkon nga Vlora, Drejtor në Gjirokastër.Ndërsa Perlat Çullaj zhvendoset nga Durrësi dhe emërohet në krye të Policisë së Vlorës. Alban Çela ka zëvë postin e numrit 1 të Policisë së Kukësit. /albeu.com/


Shtuar më 01/09/2014, ora 14:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori