Kapje për fyti dhe kërcënime në sy të Artetas, çfarë ndodhi në seancën stërvitore të Arsenalit sezonin e kaluar

Dokumentari “All or Nothing”, që këtë sezon iu dedikua skuadrës së Arsenalit, ka zbuluar ndër të tjera edhe disa prapaskena negative brenda seancave stërvitore të klubit sezonin e kaluar.

Një sekuencë është përleshja mes Lacazzete dhe Soares, përplasje që shkoi deri në kontakte fizike.

“Fol normalisht”, mësohet t’i ketë thënë fillimisht sulmuesi, para se ta kapte nga fyti mbrojtësin anësor.

Soares fillimisht e shtyu teksa më vonë u përfshinë për t’i ndarë edhe Leno me pjesën tjetër.

E gjitha kjo ndodhi në periudhën e janarit, kur Arsenali nuk kishte paraqitje të mira në Premier League.