Ministri shqiptar i Mbrojtjes Oketa viziton Francen
Albeu.com
Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Francë me ftesë të Ministrit Francez të Mbrojtjes, Herve Morin. Gjatë takimit të të dy ministrave u vlerësua fakti se tashmë Shqipëria dhe Franca janë aleate të ...... NATO-s dhe si të tilla e shohin të lidhur ngushtë sigurinë e dy vendeve dhe të gjithë rajonit. Ministri francez Morin duke vlerësuar anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancë u shpreh në mbështetjë të plotë të vijimit të mëtejshëm të bashkëpunimit midis dy vendeve nëpërmjet zhvillimit të planeve afatgjata bilaterale në fushat e arsimimit, stërvitjes, logjistikës etj. Ndërsa Ministri Oketa e falenderoi Ministrin Morin për mbështetjen e dhënë në fushën e trajnimeve dhe arsimimit të ushtarakëve shqiptarë, në fushën e mjekësisë ushtarake, duke vlerësuar se do te jenë pikërisht këta që do të sjellin edhe modernizimin e mëtejshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare dhe u shpreh për nevojën e vijimit të mëtejshëm të këtij bashkëpunimi. Gjatë qëndrimit të tij në Paris, Ministri Oketa së bashku me delegacionin që kryesonte zhvilloi dhe një vizitë në Qendrën Operacionale të Forcave Ajrore të Francës.
Shtuar më 21/04/2009, ora 00:39
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori