Ministri serb Markoviq viziton Presheven dhe Bujanocin
Albeu.com
Ministri i vetëqeverisjes lokale, Milan Markoviq, njëherësh dhe kryetar i Trupit Koordinues për Luginë të Preshevës, të martën, ka vizituar komunën e Preshevës dhe të Bujanocit, me ç`rast është takuar me ...... prefektët e dy komunave dhe me kryetarin e Këshillit Nacional të shqiptarëve të Luginës, Galip Beqirin.
Në takimin mes Beqirit dhe Markoviq është biseduar rreth aktiviteteve të planifikuara dhe fillimit të bashkëpunimit të Trupit Koordinues me Këshillin Nacional.
Kryetari Këshillit Nacional të shqiptarëve të Luginës, Galip Beqiri, ka shprehur gatishmërinë e tij se Këshilli Nacional është formuar për realizimin e të drejtave të shqiptarëve, të cilat fatkeqësisht deri më tani nuk kanë mundur të zgjidhen.
Nga ana tjetër, Markoviq, takimin me përfaqësuesit institucionalë shqiptarë të Luginës e ka quajtur të rëndësishëm edhe për punën e mëtutjeshme të Trupit Koordinues.
“U takuam me kryetarin e Këshillit Nacional të Shqiptarëve, mendoj se kjo është një ngjarje e rëndësishme ku ka të bëjë me zgjidhjen e problemeve të cilat ballafaqohen shqiptarët në këtë rajon”, theksoi Markoviq, duke u zotuar se “shumë shpejt do të vijmë deri tek ndonjë zgjidhje konkrete që deri në fund të vitit të ketë përparime dhe zgjidhje të këtyre problemeve”.
Sipas Markoviq, tani më ekziston Këshilli Nacional i shqiptarëve që t`i zgjidh problemet, ata kanë ingirenca të qarta lidhur me ligjin e këshillit nacional të pakicave, dhe shpresoj, u zotua ai, që ky është një fillimi i bashkëpunimit të suksesshëm dhe në shtator do të shohim rezultatet e para konkrete.
Ndërkaq, prefekti i Bujanocit, Shaip Kamberi, theksoi se me zyrtarin e Beogradit, Markoviq, të kenë biseduar për shumë çështje me të cilat ai, të ketë qenë i njoftuar edhe më parë.
Sipas Kamberit, nga shefi i Trupit Koordinues të ketë marrë premtime që ky organ do t`i përkrah në angazhimet e administratës lokale, të Këshillit Nacional dhe në zgjidhen e çështjeve që ekzistojnë me vite të tëra, ku qytetarët e Luginës janë ballafaquar me dekada.
Po të martën, ministri i vetëqeverisjes lokale, Markoviq, është takuar edhe me prefektin e Preshevës, Ragmi Mustafa, të kenë biseduar rreth projekteve të planifikuara që Trupi Koordinues i përkrahë, apo mund t'i përkrahë në të ardhmen.
Markoviq, po ashtu ka vizituar fëmijët me kërkesa të veçanta, që është organizuar nga shoqata e prindërve të fëmijëve me kërkesa të veçanta në Preshevë, e po ashtu ka biseduar me arsimtarët, fëmijët dhe prindërit rreth hapësirave të reja që në rikosntruimin e saj Trupi Koordinues ka investuar 1.8 milionë dinarë (rreth 20 mijë euro).
Sipas agjendës së paraparë, shefi i Trupit Koordinues qeveritar serb për Luginë të Preshevës, Milan Markoviq, ka zhvilluar takime edhe me një grup biznesmenësh të rajonit tonë, me ç`rast është biseduar për problemet me të cilat po përballen ata.
Shtuar më 13/07/2010, ora 22:40
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori