Ministri Ruli: Jo shitjes se Albtelecomit kompanise turke
Albeu.com
Ministri i Ekonomise Genc Ruli ka kerkuar gjate seances parlamentare qe qeveria te mos ratifikoje privatizimin e Albtelecomit. Sipas ministrit Ruli kontrata e privatizimit e nenshkruar nga qeveria e meparshme ne muajin korrik te ketij viti ka shkelje te shumta.Keto shkelje sipas Ruli pasqyrohen ne mosplotesimin e kritereve te paraqitura nga kompania turke "Calik Enerji", investitori i vetem qe paraqiti oferten per privatizimin e Albtelecomit ne tenderin e muajit prill.

Duke vijuar kerkesen e tij Ruli ka bere thirrje qeverise qe te ngrihet nje komision perbere nga eksperte nderkombetare per rivleresimin e privatizimit. Nje dite me pare zv/kryeministri turk Mehmet Ali Shahin gjate takimit qe zhvilloi me kryeministrin shqiptar, Sali Berisha mori premtimin per mbeshtetjen e investitoreve turke ne Shqiperi, por nuk dihet nese ceshtja e Albtelecomit ishte pjese e diskutimit midis tyre. Nderkaq gjate seances plenare te parlamentit ka qene i pranishem dhe ambasadori turk ne Shqiperi.
Shtuar më 14/10/2005, ora 00:54
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori