Ministri Pajaziti jep urdher per hetimin e tregtise me pasaporta
Albeu.com
Ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti, ka urdhëruar Policinë e Kosovës që të nisë hetimin e bizneseve dhe individëve, të cilët në mënyrë ilegale lëshojnë pasaporta të shteteve të huaja.
“Për të gjitha ato raste që janë publikuar nëpër gazeta kam dhënë urdhër që të hetohen”, ka thënë Pajaziti.

Pajaziti e pranon se ka indikacione se disa shërbime private kanë dhënë “nënshtetësi” të huaja për qytetarët e Kosovës. Përveç kësaj, ministria që ai drejton ka marrë informata edhe për persona të ndryshëm, të cilët kanë ofruar pasaporta biometrike të Serbisë për kosovarët.
Shtuar më 19/03/2010, ora 17:11
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori