Ministri Majko vizitoi në Dusseldorf sipërmarrësin shqiptar Lazim Destani (FOTO LAJM)

Ministri Majko vizitoi në Dusseldorf sipërmarrësin shqiptar Lazim Destani
Pëlqej
Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko gjendet në nje vizitë pune në Gjermani, ku me ftesë të sipërmarrësit të suksesshëm shqiptar z. Lazim Destani, vizitoi zyrat e tij në qendër te Dusseldorf-it.

Z. Destani dhe familja e tij, me origjinë nga Malësia e Sharrit në Tetovë, drejtojnë një rrjet ndërkombëtar biznesesh që veprojnë në sektorin e shërbimeve, inxhinierisë së ndërtimit energjetikës dhe logjistikës.

Siç i tha Ministrit një përfaqësues i rrjetit, ata janë të pranishëm në mbi 30 vende, me kompani e projekte. Gjatë takimit miqësor u diskutua për potencialet turistike të Shqipërisë, me theks të veçantë tek iniciativat që do të ndihmojnë për tërheqjen e investimeve të huaja.

Ministri u njoh me aktivitetet dhe projektet e rrjetit ndërkombëtar, e gjithashtu të kompanisë "Ecolog-International" e cila prej vitesh është kontraktori kryesor në mega projekte për shërbime teknike, logjistike, infrastrukture etj.

Ndërsa vlerësoi arritjet e familjes Destani, si një shembull të integrimit të suksesshëm në vendet pritëse, Ministri e falënderoi atë për kontributin e dhënë për kauza të ndryshme shqiptare. /albeu.com/
Shtuar më 24/02/2018, ora 22:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori