Marrëdhëniet Turqi-Rusi, Lavrov viziton javën e ardhshme Ankaranë

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, do të vizitojë javën e ardhshme Ankaranë.
Përfaqësuesja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, bën me dije se Lavrov do të shkojë në Turqi në datat 6-7 prill për të takuar homologun turk Mevlut Çavusoglu

Zakharova tha se Lavrov dhe Cavusoglu do të diskutojnë “të ardhmen e bashkëpunimit të tyre në fushat me interes të përbashkët për dy vednet , kryesisht tregtinë, energjinë dhe turizmin”.

Ministrat e Jashtëm do të shkëmbejnë mendime edhe për çështje të tilla si situata në Ukrainë dhe zhvillimet në Siri dhe Karabak.
Zakharova shtoi se situata në Azinë Qendrore dhe Afganistan do të jetë gjithashtu në axhendën e Lavrov dhe Çavusoglu.
Gjatë bisedimeve të tyre, ministrat e jashtëm do të punojnë edhe për orarin e takimeve të planifikuara ndërmjet Rusisë dhe Turqisë.
Kujtojmë se dy ministrat u takuan një muaj më parë në kuafër të Samitit të Ministrave të Jashtëm të G20 në Nju Delh I ku diskutuan çështjen e normalizimit të marrëdhënieve turko-siriane.


Shtuar 30.03.2023 17:10