Ministri i Ramës "kërcënon" bizneset në jug: Kujdes me çmimet!
Çmimet e kripura janë shqetësimi më i madh i pushuesve shqiptar dhe të huaj në jug të Shqipërisë.

Në lidhje me këto çmime ka reaguar sot ministri i Turizmit, Blendi Klosi.

Nga plazhi i Velipojës ai ka kërkuar që të jenë transparentë me turistët dhe të mos abuzojnë me çmimin.

"Shteti ashtu siç ju ka mbështetur në aktivitetin tuaj, do të jetë në kontroll që aktiviteti të mos jetë abuziv.

keni në kujdes problematikat e lindura tashmë edhe nga dashakeqës të turizmit në Shqipëri për rritjen e çmimeve, abuzimet me çmimet prandaj do t'ju kërkojmë në radhë të parë juve që keni bizneset në këto zona që të jeni shumë më transparentë me pushuesit, të keni në çdo restorant apo hotel, lista çmimesh të afishuara dhe biseda me turistët të jetë direkte, e sqaruar, për sa i përket çmimeve dhe do të vazhdojnë kontrollet për sa i përket ligjit, pasi unë mendoj që një dhe vetëm një është çelësi i suksesit, zbatimi i rregullave nga të gjithë”, tha Klosi. /albeu.com/

Shtuar më 01/08/2018, ora 15:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori