Ministri i Ramës falenderon studentët: Ndryshimi nuk shkruhet por ndodh
Ministri i Disaporës në Qeverinë "Rama", Pandeli Majko ka dalë kundër rrymës dhe ka bërë një urim "pro" studentëve që protesojnë.

Në një status në Facebook Majko e ka quajtur Lëvizjen e Dhjetorit si “Dita e ndryshimit”.

“E majta reflektuese do ta bëjë dallimin. Ajo që vjen është mbi pushtetin që është,” shkruan ai.

Statusi i Majkos

“Gëzuar përvjetorin e Lëvizjes së Dhjetorit, dhe Ditën e Ndryshimit.

Sot “ndryshimi” lëviz midis një të majte reflektuese dhe një të djathte përkujtuese.

Sot, kjo ditë festohet nga ata që duan dhe pranojnë ndryshimin.

Sot studentët dhe politika “festojnë” të ndarë.

Faleminderit studentëve që na kujtuan se ndryshimi nuk shkruhet por ndodh. E majta reflektuese do ta bëjë dallimin. Ajo që vjen është mbi pushtetin që është. Jam i bindur”, shkruan Majko.
Shtuar më 08/12/2018, ora 15:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori