Ministri i Punëve të Jashtme Besnik Mustafaj jep dorëheqjen
Albeu.com
Kryeministri Berisha shpreh vleresimin dhe falenderimin e tij për bashkëpunimin e cmuar që ka patur me zotin Mustafaj dhe kontributin e tij si Minister i Jashtëm në përmbushjen e objektivave madhore të qeverisë si në procesin e Integrimit të Shqiperisë në Bashkimin Europian dhe afrimin në NATO.
Me keqardhje, Kryeministri tregon mirëkuptim për vendimin e tij.

Ministri i Punëve të Jashtme Besnik Mustafaj ka deklaruar se ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij në kabinetin qeveritar. Në një deklaratë për shtyp të dhënë nga Ministria e Jashtme, zoti Mustafaj u shpreh se “Dua të theksoj se kjo periudhë që kam punuar ka qenë eksperianca më e pasur që kam patur në jetën time. Për këtë falenderoj të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë eksperiencë, kryeministrin Berisha i cili në raportin vjetor të tij ka deklaruar se Ministria e Jashtme ka qenë e suksesshme. Falenderoj trupin diplomatik në Tiranë dhe trupin diplomatik të Ministrisë së Jashtme. Dua të theksoj se do të vazhdoj të jem në shërbim të objektivave të qeverisë. “.

I vetmi shkak për të cilin zoti Mustafaj është shprehur, është lodhja që i ka dhënë posti ministror.
Shtuar më 25/04/2007, ora 10:48
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori