Ministri i LSI-së gjobit pesë kryebashkiakë me 500 mijë lekë, ja arsyeja
Ministria e Mjedisit ka gjobitur disa krer institucionesh publike shëndetësore për shkak të mosmenaxhimit si duhet të mbetjeve spitalore.

Ministria e Mjedisit e drejtuar nga Lefter Koka i LSI-së, e ka bërë me dije këtë lajm gjatë analizës së punës për vitin 2016 të Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe i Pyjeve.

“Nga inspektimet e kryera në rang vendi për menaxhimin e mbetjeve urbane janë marrë 23 masa administrative. Nga këto 5 masa me gjobë janë vendosur për kryebashkiakët e bashkive Pustec, Pogradec, Sarandë, Devoll dhe Librazhd të cilët janë gjobitur me një vlerë prej 500.000 lekë secili. Masa administrative me gjobë janë marrë edhe për disa ndërmmarrje publike”, – sqaroi gjatë një konference të posaçme shtypi Kryeinspektori i ISHMP-së, Ergys Agasi.

Ai theksoi faktin se të dhënat shënojnë rezultate dukshëm pozitive, me një performancë cilësore dhe në rritje të dukshme shifrash krahasuar me vitin 2015">2015.

“Gjatë vitit 2016 nga Inspektoriati i Mjedisit janë kryer gjithsej 7353 inspektime, ose 58% më shumë krahasuar me vitin 2015">2015. Janë vendosur 15.3% më shumë gjoba se në 2015">2015-ën me një vlerë monetare 7.9% më shumë se në vitin 2015">2015. Për herë të parë vitin e shkuar janë vendosur 11 dënime me paralajmërim. Janë marrë masat për pezullime dhe mbyllje aktivitetesh me 48% më shumë krahasuar me vitin 2015">2015”, – thuhet në njoftimin e Inspektoriatit të Mjedisit./albeu.com/

Shtuar më 23/02/2017, ora 15:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori