Berisha, pa fre në Kuvend: Bushati u kap në bordello burrash në Brazil
Berisha nuk ka të ndalur me fyerjet në Kuvend, por ndonëse nuk foli me emra specifikisht, ai i është drejtuar Ramës që të mos mbajë afër njerëz që janë kapur me "bordellot e burrave" në Brazil. Ish kryeministri i referohej ministrit të Jashtëm, i cili sipas tij, është kapurBrazil “në bordello burrash”.

Gjatë fjalës në Kuvend, Berisha tha se shkrimi për këtë rast ka dalë në mediat e huaja, ndërkohë që nuk është përgënjeshtruar nga qeveria dhe as nuk e ka hedhur në gjyq.

"I them Edi Ramës mos u shërbe me njerëz të cilët i depersonalizon, i shpërfytyron, i degradon në shkallën më ekstreme.

Në radhë të parë, para vetes së tyre dhe familjarëve të tyre. Unë nuk them se janë të pafajshëm, janë skllevër të rekrutuar, por e vërteta është që faqja e zezë të mbetet ty.

I detyrove ata mjeranë të shpërfytyrohen dhe gënjejnë në mënyrë të përsëritur me media, kur i kap ata peng, e kap ministrin e Jashtëm në Brazil dhe shtypi i botës thotë se "shkoi në bordello burrash" dhe nuk e përgënjeshtron, nuk e hedh në gjyq.

Nuk ka ndodhur në 20 vite kjo. Jo mor, mos ta themi ne këtë. Për cilin ministër është thënë kjo mor?

E tha opozita këtë? Ua tha bota këtë mor. E kanë qarkulluar në çdo kancelari të botës kudo që shkon. Nuk e shkruan dot opozita një shkrim të tillë, e kanë shkruar ata që e kanë fotografuar, ata që e kanë faktuar. Pse nuk e hedh në gjyq ky? Apo ngaqë mund ti nxjerrë fotot ai”, tha Berisha. /albeu.com/


Shtuar më 24/11/2016, ora 16:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori