Ndryshon rezultati në Maqedoni, këtë raund e vështirë të zgjidhet presidenti (FOTO
Ministri i Jashtem maqedonas Milloshoski neser viziton Tiranen
Albeu.com
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Antonio Milloshoski nesër vjen për një vizitë zyrtare në Tiranë me ftesë të Ministrit të Jashtëm shqiptar, Ilir Meta, në kuadër të nismave të tij për bashkëpunim të intensifikuar rajonal.
Shefi i diplomacisë Antonio Milloshoski do të takohet edhe me presidentin Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha dhe kryeparlamentaren, Jozefina Topalli. Gjatë qëndrimit në Tiranë, Milloshoski do të nënshkruajë Protokollin për bashkëpunim midis ministrive të jashtme të të dy vendeve dhe Protokollin për bashkëpunim midis Drejtorive për edukim diplomatik pranë MPJ-së së Maqedonisë Akademisë Diplomatike Shqiptare të Shqipërisë. Është planifikuar që Milloshoski të mbajë një fjalë përshëndetëse në Akademinë Diplomatike Shqiptare në Tiranë.
Shtuar më 08/02/2010, ora 00:23
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori