Ministri i Jashtëm i Turqisë viziton Tiranën
Ministri i Jashtëm i Turqisë Ahmed Davotglu zhvillon sot një vizitë 2-ditore në Tiranë. Sipas axhendës nesër në orën 09: 40 minuta, ai do të ketë një takim bilateral me homogun e tij Ditmir Bushati në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme.


Më pas nga ora 10:30-10:45 minuta, të dy ministrat do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp. Institucionalizimi dialogut dhe intensifikimi i bashkëpunimit shumëdimensional shqiptaro-turk do të jenë në qendër të diskutimeve gjatë takimit që do të zhvillohet mes ministrave. /albeu.com/






Shtuar më 04/10/2013, ora 17:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori