Ministri i Jashtem i Kanadasë viziton Tiranën
Pëlqej
Ministri i Punëve të Jashtme të Kanadasë, John Baird pritet të vizitojë Kroacinë, Serbinë dhe Shqipërinë. Ndërsa në Ballkan, Baird do të takohet me disa zyrtarë kryesorë të qeverisë për të nxjerrë në pah marrëdhëniet në rritje dypalëshe me të gjitha këto vende.

Në Shqipëri, Baird do të takohet me presidentin Bujar Nishani dhe kryeministrin Edi Rama, si dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati.

“Kanadaja mbështet fort rrugën e Shqipërisë për integrimin evropian. Si aleatë në NATO, ne mirëpresim kontributin e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit, në veçanti përpjekjet e saj për të luftuar kërcënimin nga ISIL në Irak”, tha Baird.

Në Kroaci, Baird do të takohet me zëvendëskryeministrin e parë dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane, Vesna Pusiq dhe Ministrin e Mbrojtjes, Ante Kotromanovic.
Shtuar më 27/08/2014, ora 16:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori