Ministri i del nga fjala Ramës: Plazhet hapen më 1 qershor!
Pavarësisht se kryeministri Edi Rama deklaroi se plazhet në Shqipëri do të hapen më 10 qershor për të gjithë, urdhrat nga qeveria kanë ndryshuar.

Mbrëmjen e sotme ministri Klosi ka dhënë lajmin e mirë, duke deklaruar se nga 1 qershori hapen plazhet në vend.

Në një intervistë me gazetarin Lutfi Dervishi në emisionin Përballë, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi thotë se industria turistike është gati të pres turistët e parë për këtë vit, nën protokollon e sigurisë që dikton pandemia Covid-19.

"Në datën 1 qershor ne do të hapim plazhet për sa I përket strukturave hoteliere, në sensing e ofrimit të shërbimit të ccadrave dhe shezlloneve.

Kjo nuk do të jetë vetëm për turistët që vijnë nga vendet e huaja por edhe për qytetarët shqiptarë. Për të parë një system të menaxhuar tashmë të hapësiravë publike dhe plazheve publike, duke parë dhe si do shkojë korona edhe zbatimin e rregullave do të jemi edhe për plazhet që kanë hotelet e vijës së dytë, pra hapjen e më shumë plazheve publike.” – tha Klosi në Përballë.

Ministri i turizmit thotë se pandemia nuk do të shtrenjtojë ofertën turistike, përkundrazi ai argumentons se për shkak të kësaj situate të jashtëzakonshme do të ketë ccmime më të lira.

"Kjo nuk ka shanse të ndodhi, pasi është treg që rregullohet nga kërkesë oferta dhe për sa kohë që këtë vit nuk do të ketë shumë turistë, sidomos ato të huaj.

Mungesa e klientëve do të ul padyshim ccmimet se nuk bëhët fjalë për plazhe eskluzive për të cilat o hynë aty o ska janë plazhe aq të mëdhaja, ne kemi një favor, një nga favorët e mëdhajaturizmit shqiptar janë hapësirat e mëdhaja të plazheve të rërës.

Ccdo vit zgjerohet kjo hapësire, pasi ccdo vit vijnë më shumë turistë.” – tha Klosi.

Shtuar më 26/05/2020, ora 22:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori