Ministri i Brendshëm italian dhe zyrtarët e tij vijnë në Shqipëri për shkak të Habilajve?
Ministri i Brendshëm i Italisë, Marco Minniti do të mbajë nesër një vizitë zyrtare në Tiranë.

Ai do të jetë i shoqëruar nga delegacioni i nivelit të lartë i ministrisë dhe Policisë Italiane.

“Në kuadër të kësaj vizite, në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohet ‘Konferenca e përbashkët mbi raportin përmbyllës së misionit të monitorimit ajror për vitin 2017, në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike’, ndërmjet Policisë së Shtetit, Policisë italiane dhe Misionit të BE-së”, shkruhet në njoftim.

Ndërkohë ky takim vjen fiks pas cështjes së Habilajve.

Axhenda:

Ora 10:00 Takim i ministrave Xhafaj-Minniti, në Ministrinë e Brendshme (do t’ju shpërndahen pamjet nga MB)

Ora 11:00 Takim i ministrit të Brendshëm italian me Presidentin e Republikës, në Presidencë

Ora 11:30 Konferenca përmbyllëse e “Misionit të monitorimit ajror 2017 në luftën anti-kanabis (takimi do të zhvillohet te Pallati i Kongreseve dhe do të jetë me regji qendrore)
Shtuar më 02/11/2017, ora 19:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori