Ministri i Arsimit premtoi shkolla dhe fakultet në Komunën e Gostivarit
Albeu.com
Me ministrin kemi rënë dakord që të kemi një koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe atë të Pushtetit Vendor”, tha Bejta.Rikonstruksioni i shkollave fillorë dhe të mesme, mundësia që studimet në Fakultetin e Ndërtimtarisë të Shkupit të ndiqen edhe në Gostivar, procesi i decentralizimit dhe fondet që do të ndahen nga buxheti i Maqedonisë për arsimin në Gostivar, ishin disa nga temat të cilat u diskutuan gjatë vizitës së ministrit të ri të Arsimit në Komunën e Gostivarit.

"Këtë vit me fondet shtesë nga ribalansi i buxhetit janë parashikuar rreth 20 milion denarë të cilët do të shfrytëzohen për shkollat në Gostivar dhe rrethinë. Biseduam edhe për hapjen e studimeve dispersive të Fakultetit të Ndërtimtarisë nga UniverSiteti "Shën Kririli dhe Metodi" në Shkupi përkatësisht regjistrimin e studentëve në vitin e parë në Gostivar", bëri të ditur ministri i Arsimit Pero Stojanovski.

"Me ministrin kemi rënë dakord që të kemi një koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe atë të Pushtetit Vendor. Në ketë bashkëpunim nuk e bëjmë për interesat tona individuale por këtë bashkëpunim të ngushtë ne do ta bëjmë në interes të gjithë qytetarëve që jetojnë në Komunën e Gostivarit", deklaroi kryetari i Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta.

Lidhur me përfundimin e objektit të disa fakulteteve të Universitetit Shtetëror të Tetovës në Banjicë të Gostivarit, ministri Stojanovski tha se do të shqyrtohet edhe një herë dokumentacioni dhe mënyra se si është ndërtuar objekti por edhe vonesa e përfundimit të tij.
Shtuar më 12/08/2008, ora 19:44
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori