Ministri Hyseni u nis per ne New York
Albeu.com
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, ka udhëtuar sot për në New York. Në njoftimin e MPJ-së theksohet se ministri Hyseni atje do të ketë dhjetëra takime me përfaqësues të përhershëm të shteteve që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës.Me rastin e kësaj vizite, ministri Hyseni do të sqarojë dhe afirmojë Mendimin Këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në lidhje me Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

Ai, siç paralajmërohet, do të ripërsërisë kërkesën e tij për njohjen e shtetit të Kosovës nga ato vende që deri tash kanë hezituar ta bëjnë këtë gjë duke pritur vendimin e GJND-së, tashmë të shpallur.

Ky vendim i GJND-së ndërkombëtarisht konfirmoi të drejtën e Kosovës për shtet.
Shtuar më 25/07/2010, ora 11:30
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori