Ministri Haxhinasto në Selinë e Shenjtë
Pëlqej
Ministri i Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto është nisur për një vizitë zyrtare dy ditore në Selinë e Shenjtë.

Gjatë kësaj vizite, Ministri Haxhinasto do të pritet nga Shenjtëria e Tij, Papa Benedikti i 16-te, si dhe do të zhvillojë një takim me Sekretarin për Marrëdhëniet me Shtetet, Monsinjor Domenique Mamberti.

Ministri Haxhinasto do të diskutojë me autoritetet e larta të Vatikanit mbi bashkëpunimin e ngushtë, njerëzor dhe institucional të vendit tonë me Selinë e Shenjtë, si dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në fusha me interes të ndërsjellë.
Shtuar më 16/11/2010, ora 11:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori