Ministri grek: Zgjerimi i vijës bregdetare edhe me Shqipërinë prioritetet i Cipras
Ministri i Jashtëm grek, Jorgos Katrugalos në një intervistë për Real Fm, ka folur ndër të tjera edhe për marrdhëniet me Shqipërinë.

Katrugalos e quan zgjerimin e vijës bregdetare një nga prioritet e qeverisë Cipras.

“Është e drejtë vërejtja për sa i përket vonesës në negociata, ka arsye, ne padyshim që marrim parasysh trazirat politike në vendin fqinj. Ndërkohë që duhet të marrim dhe përgjigje për çështjet e parashtruara dhe madhore të minoritetit grek: konkretisht janë dy ligje që referohen në të drejtat përkatëse, ligji për mbrojtjen e pasurisë së palëvizshme në bregun e Himarës, si dhe ligji i përcaktimit të identitetit, që ofron mundësinë e deklarimit si minoritar në procesin e regjistrimit. Janë dhënë disa përgjigje nga pala shqiptare, në një farë mënyre mund të them se kanë rifilluar diskutimet, por është akoma tepër herët të parashikojmë rezultatin."

Duke u ndalur ne zgjerimin e vijes bregdetare, perfshire paktin me vendin tone, ai ka thene se “zgjerimi i vijës bregdetare dhe përcaktimi i zonës ekskluzive ekonomike është ndër prioritetet e kryeministrit Cipras. Madje, zgjerimi i vijës bregdetare përfshihet në projektin e përcaktimit të Zonës Ekskluzive Ekonomike me Shqipërinë, Italinë dhe Egjiptin, ky i fundit nëse realizohen negociatat e duhura. Bëhet fjalë për një vendim politik që sipas kryeministrit do të mbyllet me miratimin e legjislaturës përkatëse”./albeu.com/
Shtuar më 14/03/2019, ora 10:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori