Ministri grek vizitë në Shqipëri, PDIU përplaset me policinë në protestë
Eshtë pritur me protesta vizita zyrtare e Ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias në Tiranë.

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka zhvilluar sot një tubim para Ministrisë së Jashtme.

Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi dhe përkrahësit e PDIU-së janë përplasur me forcat e rendit, të cilët nuk i kanë lejuar të afrohen pranë portave të Ministrisë së Jashtme.

Protesta e PDIU zhvillohet me moton: ‘“Mos prek Shqipërinë”, “Mos harro Çamërin딒

Më këtë tubim PDIU thekson se qëllimi i saj është për zgjidhjen e çështjen Çame, heqjen e ligjit të luftës si dhe për çështjen e detit.

Për PDIU 12 miljet detare shqiptare që kërkon të marrë në detin Jon, Greqia i ka në Prevezë.

Shtuar më 20/10/2020, ora 11:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori