Ministri grek trondit Shqipërinë: 12 miljet në Jon na japin 13 000 km2 territor të ri
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka mbrojtur në Parlament projekt-ligjin e qeverisë së Mitsotakis-it për zgjerimin me 12 milje të Greqisë në detin Jon.

Gjatë fjalës së tij, Dendias ka kërkuar votë unanime nga deputetët duke theksuar se përmes këtij projektligji, Greqia fut në territorin e saj 13 mijë kilometra katror territor të ri, të cilin nuk e kishte më parë, raporton abcnews.al.

“Vetëm përmes këtij projektligji territori i Greqisë zgjerohet me 10 %“, tha Dendias.

Ministri grek tha ndër të tjera:

Zgjerimi i hapësirës detare në 12 mijë na bën të fitojmë rreth 10,079 kilometra katrorë territor. Nëse nëse kësaj i shtojmë edhe mbylljen e gjireve (vendim i marrë pak ditë më parë nga Greqia sh.r), zgjerimi e tejkalon 13 000 kilometra katrorë. Nëse marrim në konsideratë se totali i territorit tonë është 135 000 kilometra katrorë, atëherë kuptohet edhe rendësia e këtij projektligji.

Unanimiteti i vërejtur gjatë diskutimit në komisionin përkatës është i nevojshëm të pasqyrohet edhe në votën e sotme duke marrë një mbështetje unanime nga deputetët. Jemi në një moment historik dhe unë dua të falenderoj ngrohtësisht palët për bashkëpunimin.
Shtuar më 19/01/2021, ora 13:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori