“Të shtyhen zgjedhjet për kryetarin e PD”, Elezi: Kam zbuluar këto shkelje të rënda

Kandidati për kreun e partisë Demokratike, Ibsen Elezi në një deklaratë për mediat ka kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve të cilët pritet të mbahen në datën 22 maj për të zgjedhur kryedemokratin e ri.

Elzei tha se pas regjistrimit të tij si kandidat kishte konstatuar shkelje ligjire dhe statuore duke nisur që nga mungesa e debtatit dhe deri tek defektet e rënda me listat e anëtarëve.

“I jam drejtuar komisionit me një kërkesë që ka të bëjë me shtyrjen e datës për zgjedhjet e kryetarit. Vendosa të konkurroj në pozicionin e kryetarit të PDSH. Pas regjistrimit tim si kandidat po konstatoj një sërë shkeljesh statutore dhe ligjore. Asnjë nga elementët e primares dhe debatit nuk po zbatohet në këtë proces. Gjithashtu ka pasur edhe defekte të rënda me listat, kjo e pohuar edhe nga komisioni elektoral. Procesi zgjedhor po kryhet në kundërshtim me statutin e PD. Është konstatuar nga ana ime që nuk është ngritur komisioni i Apelimit. Ky komision është i vetmi organ që garanton mbarëvajtne e procesit sipas normave statuore. Mosmarrja e kësaj kërkese, moskthimi përgjigje dhe mosorganizimi i një mbledhje është një shkelje statutore dhe shkelje e veprimtarisë”– u shpreh Elezi.