Ministri Gjiknuri inspektim në Ersekë për linjën 110kV
Pëlqej
Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, inspektoi sot punimet e projektit të zhvillimit të rrjetit 110 kV të Jugut të Shqipërisë. Ministri Gjiknuri paralajmëroi edhe investime të tjera të rëndësishme që ndikojnë direkt në furnizimin më të mirë me energji elektrike.

“Do të thotë një sigurim i qëndrueshmërisë së furnizimit me energji dhe përdorim më i mirë nga konsumatorët. Prioriteti i kësaj qeverie do të vazhdojë të jetë energjia për arsye se ajo nga një kërcënim që ka qenë për buxhetin e shtetit, një sektor që u gjet në një periudhë shumë të vështirë, në krye të disa viteve do të kthehet në një sektor që do të gjenerojë vete të ardhura, do të ecë me këmbët e veta dhe një burim i mirë për investimet e huaja, për forcimin e rrjetit, por dhe shfrytëzimin e atyre burimeve që Shqipëria i ka me shumicë”, tha Gjiknuri.

Ky investim përmirëson cilësinë e furnizimit me energji elektrike në të gjithë zonën jugore, krijon infrastrukturën elektrike të përshtatshme për zhvillimin e turizmit në zonën e bregut të detit Jon. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2014, ora 11:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori