Ministri gjerman sot në Tiranë, takime me Bushatin, Ramën e Bashën
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier do të qendrojë vetëm 6 orë në Tiranë dhe sipas burimeve, axhenda e tij parashikon vetëm tre takime.

Fillimisht ai do pritet nga homologu i tij, Ditmir Bushati, rreth orës 10:30 dhe pas takimit, dy ministrat do të dalin edhe në një konferencë për shtyp.

Temë kryesore e takimit pritet të jenë bashkëpunimi bilateral Shqipëri-Gjermani, zhvillimet në rajon por edhe Reforma në Drejtësi.

Ministri i Jashtëm gjerman do të takohet në selinë e qeverisë me kryeministrin, Edi Rama si edhe më pas do të niset drejt selisë blu, ku do të zhvillojë një bashkëbisedim me kreun e PD-së, Lulzim Basha. /albeu.com/
Shtuar më 14/06/2016, ora 09:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori