Momenti kur krokodili gjigant futet në fushë dhe ndërpret lojën e golfit (VIDEO)

Një grup golfist në Florida kanë ndërprerë përkohësisht një lojë golfi pasi një krokodil gjigant ka hyrë në fushë.

Lisa Reed tha se ajo the grupi i saj ishin duke luajt në klubin e golfit në Stoneybrook në Estero kur loja u ndërpre.

“Kjo është hera e parë, o Zot”, ka thënë ajo.

Krokodili u afrua afër topit, por më pas e shmangi atë dhe vazhdoi tutje.

Një krokodil shumë i madh është kapur më herët në Venice. Ai ka kaluar disa kopshte dhe është në rrugën e tij për në lumin Harrington.


Shtuar 20.04.2022 11:42