Ministri gjerman i mbrojtjes ne Kosoven kerkon zgjidhje te shpejte te statusit
Pëlqej
Albeu.com
PRISHTINE - Paralajmerimet per nje perkeqesim te mundshem te situates ne Kosove per shkak te pervjetorit te ngjarjeve te marsit, si dhe per shkak te ngritjes se aktpadise ndaj ish-kryeministrit Ramush HaradinajPRISHTINE - Paralajmerimet per nje perkeqesim te mundshem te situates ne Kosove per shkak te pervjetorit te ngjarjeve te marsit, si dhe per shkak te ngritjes se aktpadise ndaj ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, kane shtuar vizitat e zyrtareve te larte ushtarake perendimore ne Kosove. Pas vizites se shefit te shtabit te ushtrise Britanike, gjeneralit Sir Majkell Xhekson, si dhe te disa zyrtareve te Natos, Kosoven e ka vizituar edhe ministri gjerman i mbrojtjes, Peter Shtruk. "Ne bisede me presidentin Rugova, kemi patur te njejtin mendim, qe numri aktual i ushtareve gjermane qe sherbejne ne kuader te KFOR-it, duhet te mbahet ne numrin qe eshte aktualisht, dhe kjo per sa kohe qe nuk eshte zgjidhur statusi politik i Kosoves. Une i vura ne dukje presidentit Rugova qe zgjidhja e statusit duhet te behet sa me shpejt, dhe jo qe kjo ceshtje te zvarritet ne dem te ushtareve. Me duhet te them se ne e perkrahim kembenguljen e zotit Jessen Petersen, qe ceshtja e statusit te zgjidhet sa me shpejt," u shpreh ministri gjerman. Presidenti i Kosoves, Ibrahim Rugova nga ana e tij nderkaq, pohoi se institucionet e Kosoves po punojne ne permbushjen e detyrimeve qe jane caktuar nga bashkesia nderkombetare. Ministri gjerman i mbrojtjes vizitoi edhe trupat gjermane te KFOR-it ne Prizren. Gjermania kohet e fundit ka derguar edhe 600 trupa shtese, te cilet jane shperndare ne gjithe territorin e Kosoves. Krahas tyre ne Kosove jane vendosur edhe 500 trupa britanike. Fillimisht u tha se trupat shtese kishin ardhur ne Kosove ne kuader te nje aktiviteti te rregullt ushtarak, mirepo ne fakt, perforcimet me trupa shtese u bene nga frika e perkeqesimit te mundshem te situates.

V. Bajrami
Shtuar më 23/03/2005, ora 16:06
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori