Ra nga kati i katërt i pallatit, vdes 21-vjeçarja në Durrës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen numër 3 në Durrës.

Një 21 vjeçare ka ndërruar jetë, pasi ka rënë nga kati i katërt i pallatit ku banonte.

Burime bëjën me dije se e reja ka ënë aksidentalisht, nga kati i katërt i pallatit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje./albeu.com/