Ministri Demiraj bën bilancin për 2 javë: Ja çfarë kam arritur (FOTO LAJM)

Ministri teknik i Brendshëm Dritan Demiraj pas më shumë se 2 jave punë ka bërë një bilanc të punës së tij.

Rikujtojmë që ai erdhi në pushtet pas marëveshjes Rama-Basha më 18 maj ku Basha mori 6 ministra teknikë.

“Luftë pa kompromis kundër kanabisit dhe përdorimit të parave të drogës në fushatën elektorale.

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit është e angazhuar të zbatojë ligjin dhe misionin kushtetues. Të vendosur të bëjmë dallimin”, shkruan Demiraj në “Facebook”.

Periudha 22 maj-8 qershor 2017

– 4 ton e 438 kg kanabis i sekuestruar;
– 5295 bimë kanabis të shkatërruara;
– 80 doza heroinë;
– 30 të arrestuar, 12 në kërkim; 4 ndiqen;
– 7 gomone të sekuestruara;
– Monitorime nga ajri; qarku Vlorë, Berat, Gjirokastër, Fier, Lezhë e Shkodër. /albeu.com/



Shtuar më 09/06/2017, ora 09:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori