Rennes i shkakton humbjen e parë PSG-së në kampionat, e mposht me rezultat të pastër (VIDEO)

Rennes i ka shkaktuar humbjen e parë PSG në Ligue 1 në javën e 9 të kampionatit.
Pochettino kishte hedhur në fushë “armatën” e rëndë duke mos kursyer asnjë nga yjet, por nuk ia doli të siguronte 3 pikët e radhës.
Ndeshja u zhbllokua nga vendasit në fundin e pjesës së parë me Laborde. Me avantazhin minimal të Rennes mbyllen 45 minutat e para, me të dytën që nis aty ku mbaroi me para. Tait dyfishon rezultatin në minutën e 46 dhe i jep një goditje të rëndë PSG-së.
Miqtë shtuan ritmin dhe arritën të dërgonin topin në rrjetë në minutën e 68’ me Mbappe, por anullohet nga VAR për pozicion jashtë loje.
Rezultati i pjesës së parë do të ishte edhe ai të gjithë ndeshjes me Rennes që bën surprizën.
Pas kësaj humbje “parisienë” qëndrojnë të shkëputur në vendin e parë me 24 pikë, ndërsa Rennes ngjitet në vendin e 7 me 12 pikë. /albeu.com


Shtuar 3.10.2021 15:08