SHIFRAT/ A u tradhtua Luçiano Boçi nga PD zyrtare në Elbasan? Tabela thotë PO

Gledjan Llatja kryeson ndaj Luçiano Boçit me rreth 5 600 vota plus në Elbasan ndërkohë që janë hedhur në sistem 170 nga 224 kuti votimi që ka bashkia. Mbeten ende edhe shumë kuti për t’u lexuar, por rezultat duket i thellë për t’u përmbysur.

Ndërkohë, një panoramë edhe më e zymtë shihet për koalicionin Bashkë Fitojmë në votën për këshill ku duket se PD zyrtare e Enkelejd Alibeajt ka fituar 7 mandate me 5900 vota të marra kundrejt 13 mandateve që ka marrë BF, ndërsa socialistët numërojnë 28 mandate këshilltarësh.

Vlen për t’u theksuar fakti se numri i votave që kanë marrë demokratët e Alibeajt në Elbasan (5 900) është pak më i madh se diferenca e votave plus ( 5 600) që ka Llatja ndaj Boçit dhe pyetja që mund të bëjë çdokush është: A u sabotua Boçi në Elbasan?

/albeu.com


Shtuar 14.05.2023 22:54