Ministre e Arsimit me mesatare 5.9? Përgjigjet Lindita Nikolla
Pëlqej
Lajmi se Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka pasur mesataren e studimeve 5.9 shpërtheu sot në rrjete sociale.

Për këtë Nikolla është përgjigjur në mënyrë të tërthortë.

Ministrja sqaroi në emisionin Open se rezultatet e saj kanë qenë shumë të mira.

“Unë jam Lindita Nikolla që kam mbaruar me rezultate shumë të mira këtu e para 30 vjetësh. Unë vetë kam dashur të bëhem mjeke, por partia më zgjodhi degën e matematikës.

Kam 32 vite që shërbej pas universitetit në një universitet tjetër dhe e dashur zonjë e di fare mirë se je deputete në një territor ku kam qënë kryetare njësie bashkiake dhe e di mirë çfarë performance kam bërë nëpërmjet punës”, u shpreh Nikolla, duke iu drejtuar Grida Dumës. /albeu.com/
Shtuar më 06/12/2018, ora 23:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori