Ministrat e rinj sot në Presidencë, a do të shtrëngojë Rama duart me Metën?
Pasi një dityë më parë ministrat e rinj dhe zv/kryeministri, u votuan nga Kuvendi sot pritet që të paraqiten në Presidencë për të bërë betimin.

Mësohet se ceremonia do të zhvillohet në orën 14:15, por "peng" i lëvizjes në kabinetin Rama mbete ai vetë pasi u vetëemërua si ministër i Jashtëm.

Kujtojmë se Meta nuk ka shkarkuar ende Ditmir Bushatin dhe kjo pritet të sjellë tensione të tjera mes Presidentit dhe Kryeministrit.

LISTA:
. Besa Shahini në vend të Lindita Nikollës
. Anila Denaj në vend të Arben Ahmetaj
. Bledi Çuçi në vend të Niko Peleshit
. Elva Margariti në vend të Mirela Kumbaros
. Eduard Shalsi në vend të Sonila Qatos
. Elisa Spiropali, Ministre për Marrëdhënie me Parlamentin
. Belinda Balluku, Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë në vend të Damian Gjiknurit
. Erion Braçe zv/kryeministër i ri në vend te Senida Mesit. /albeu.com/





Shtuar më 17/01/2019, ora 14:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori