Ministrat e LSI i kalojnë PD-së, ja çfarë thotë Vasili
Pëlqej
Gjatë deklaratës për mediat, kreu i LSI Petrit Vasili ka qënë i prerë në deklarën e sotme për median mbi marrëveshjen PS-PD.

Në përgjigje të interesit të mediave për qëndrimin e LSI-së për paktin e arritur dhe cfarë do të bëjë tashmë LSI-ja, Vasili ka theksuar se i vetmi interes i tij dhe forcës që drejton është partia forcë e parë në zgjedhje, shkruan Panorama.

Pyetur se cfarë do të bëjë tashmë LSI dhe a ka ndërmend të tërheqë ministrat e mbetur nga qeveria, pasi Rama i dha Bashës 6 ministri dhe nëse është e vërtetë se ai e ka quajtur shkarkimin e tij nga posti që mbante si antikushtetues, Vasili u përgjigj:

“Kryesore është një cështje, ne kemi një marrëveshje politike që ka mundësuar një garë të barabartë elektorale, të shkojmë më të qetë në zgjedhje dhe ka siguruar legjitimitet institucionesh.

Të shkojmë te qytetarët dhe të vlerësohemi atje. Gjithë elementët e tjerë janë të parëndësishëm”. /albeu.com/

Shtuar më 19/05/2017, ora 11:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori