Ministrat e kryebashkiakët i dolën në përgjimet e Ndrangheta-s, Rama tallet e bën ironi
Përgjimet e Antimafias italiane zbuluan se si mafia e shtetit fqinj, Ndrangheta, kishte shtrirë aktivitetin e saj edhe në Shqipëri.

Ndërkohë që hetimet vazhdojnë në Itali, për të zbuluar se si paratë e kësaj mafie të fuqishme pastrohen në vendin tonë, kryeministri Rama e ka marrë me shumë sportivitet këtë ngjarje.

Në një takim që zhvilloi me banorë të Vaqarrit në Tiranë, kryeministri Rama zbuloi një episod me komentuesit në rrjetet sociale.

"Njëri në facebook thoshte, ore po gjithë këto ndërtime? Kush i bën këto ndërtime kur nuk ka punë? I bën Ndragheta i thashë, me mafien”, tha Rama, duke qeshur.

Rikujtojmë se në përgjimet e antimafias italiane, Ndrangheta flet për zyrtarë, kryebashkiakë madje edhe për ministrat e qeverisë Rama, duke rrëfyer se si fitohen tenderat dhe pastrohen paratë në Shqipëri. /albeu.com/
Shtuar më 27/01/2021, ora 18:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori