Ministrat e jashtëm të NATO-s takohen sot për të diskutuar edhe për Kosovës
Pëlqej
Albeu.com
Ministrat e jashtëm të 26 vendeve të NATO-s takohen sot në Vilnius të Lituanisë për bisedime joformale dyditëshe për të diskutuar, ndër çështje të tjera, fuqizimin e dialogut strategjik politik në NATO.Në kët takim, që zhvillohet dy ditë, sot dhe nesër, Sekretari i përgjithshëm do të paraqesë dhe do të shqyrtojë me ministrat idetë për bërjen e NATO-s një forum më të fuqishëm dhe më të frytshëm për diskutime poliitike transatlantike.
Ministrat pritet, gjithashtu, të diskutojnë të ardhmen e Afagnistanit, ofrimin e ndihmës së NATO-s në trajnim në Irak, të ardhmen e Kosovës dhe situatën politike në Lindjen e Mesme, thuhet në një njoftim nga selia e NOTO-s në Bruksel. QIK
Shtuar më 20/04/2005, ora 18:19
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori