Ministrat e Jashtem te NATO-s, PRO planit te Ahtisarit
Albeu.com
Ministrat e jashtem të 26 vendeve anëtare të NATO-s mbështetën njëzëri planin e kryenegociatorit Marti Ahtisari qe i jep Kosoves pavaresi te mbikqyrur. Po kështu NATO i bën thirrje Këshillit te Sigurimit të OKB-së se duhet të mbërrijë sa më shpejt në një rezolutë të bazuar mbi këtë paketë.Dy dite me pare Sekretari i pergjithshem Jaap De Hoop Scheffer i ka bere me dije misionit faktmbledhes te KS nevojen e zgjidhjes se shpejte te statusit te Kosoves

Ministrat e jashtem të 26 vendeve anëtare të NATO-s mbështetën njëzëri planin e kryenegociatorit Marti Ahtisari qe i jep Kosoves pavaresi te mbikqyrur. Po kështu NATO i bën thirrje Këshillit te Sigurimit të OKB-së se duhet të mbërrijë sa më shpejt në një rezolutë të bazuar mbi këtë paketë.

Kështu ka deklaruar zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Xhejms Apathurai në Oslo të Norvegjisë. Gjithashtu aleatët theksuan se Kosova nuk duhet parë si një rast i izoluar, por duhet që procesi i statusit të forcojë marrdhëniet me Serbinë.

NATO synon një raport më të ngushtë me Beogradin, por kjo do të varet shumë nga iniciativat e Serbisë dhe nga dëshira e këtij vendi për t’u afruar me NATO-n. Një ndër kërkesat e NATO-s mbetet bashkëpunimi i Serbisë me gjykatën ndërkombëtare të krimeve të luftës në Hagë.
Shtuar më 27/04/2007, ora 13:24
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori