Ministrat e jashtëm të Lituanisë dhe Rumanisë vizitojnë Tiranën
MInistri i Jashtëm i Lituanisë dhe ai Rumanisë vizitojnë sot Tiranën. Vizita e Ministrit të Jashtëm të Lituanisë, Linas Linkevicius zhvillohet në kuadër të mbajtjes së Presidencës së radhës të BE-së, ndërsa Ministri i Jashtëm i Rumanisë, Titus Corlatean viziton Tiranën në kuadër të kryesimit të radhës së Nismës së Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).


Dy ministrant do të takohen në orën 09:00 me homologun e tyre shqiptar Ditmir Bushati ndërsa në orën 10:00-10:20 në Ministrinë e Punëve të Jashtme homologët do të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp. Në takim tre kryediplomatatët pritet të trajtojnë çështje që kanë të bëjnë me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, bashkëpunimin rajonal dhe veçanërisht atë në kuadër të SEECP dhe çështje të tjera.
Shtuar më 08/10/2013, ora 10:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori